• e premte, 05 dhjetor 2025

Nikolloski: E kemi kthyer sigurinë e urës afër Bashino sellos, projekt që e kemi premtuar para vetëm gjashtë muajve

Nikolloski: E kemi kthyer sigurinë e urës afër Bashino sellos, projekt që e kemi premtuar para vetëm gjashtë muajve

Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ishte i pranishëm në përurimin e urës së rinovuar për të gjitha llojet e automjeteve pranë Bashino sellos, projekt i premtuar vetëm gjashtë muaj më parë.

"Kemi rivendosur sigurinë në urën pranë Bashino sellos në Veles. Sot e hapëm për trafik për të gjitha automjetet, atë që e premtuam vetëm gjashtë muaj më parë. Me një koordinim të mirë midis autoriteteve qendrore dhe lokale, arritëm ta riparojmë dhe forcojmë plotësisht atë në kohë rekord, duke e bërë urën të sigurt për trafik që nga sot. Shumë projekte të rëndësishme do të vijnë për Velesin", njoftoi zëvendëskryeministri Nikolloski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk

Nikolloski së bashku me kryeministrin Hristian Mickoski, drejtorin e NPRRSH, Koce Trajanovski dhe kryetarin e Velesit, Marko Kolev, sot ishte i pranishëm në hapjen e urës së riparuar. mb/

Foto: FB i Nikolloskit 

QËNDRONI TË LIDHUR