Nikolloski: Do ta rikonsruktojmë hekurudhën Shkup - Jegunovcë - Tetovë - Gostivar - Kërçovë
- Presim për katër vjet të kemi hekurudhë plotësisht të rikonstruktuar dhe të modernizuar nga Shkupi deri në Kërçovë, theksoi në intervistën për TV Alfa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke potencuar se për këtë projekt infrastrukturor shteti ka marrë grant nga Bashkimi Evropian, me të cilin së shpejti do të fillojë përpunimi i fizibiliti studimeve.
- Post By Melahat Baftija
- 17:05, 20 gusht, 2025
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Presim për katër vjet të kemi hekurudhë plotësisht të rikonstruktuar dhe të modernizuar nga Shkupi deri në Kërçovë, theksoi në intervistën për TV Alfa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke potencuar se për këtë projekt infrastrukturor shteti ka marrë grant nga Bashkimi Evropian, me të cilin së shpejti do të fillojë përpunimi i fizibiliti studimeve.
"Dje, në një seancë qeveritare, pranuam një grant prej 5,3 milionë eurosh, i cili u nda nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe në një vit e gjysmë të ardhshëm duhet të punojnë në përgatitjen e një fizibiliti studimit, një studimi mjedisor dhe studimeve të tjera, dhe kur t'i kemi këto dokumente, do të dimë qartë se sa do të kushtojë projekti dhe si do të zbatohet. Pres që pas përfundimit të këtyre studimeve, ndërtimi të zgjasë diku midis dy dhe dy vjet e gjysmë, që do të thotë se diku për 4 vjet nga sot, do të kemi një hekurudhë tërësisht të rindërtuar nga Shkupi në Kërçovë, me sinjalizim të bukur dhe modern dhe të elektrizuar, sepse deri më tani mund të qarkullonin vetëm trena me naftë", theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, sipas një komunikate nga Ministria e Transportit. mb/
Foto: MIA