• e diel, 01 shkurt 2026

Nikolloski publikoi video të xhiruar natën nga autostrada Ohër - Kërçovë, ku tashmë 40 kilometra janë vënë në funksion

Nikolloski publikoi video të xhiruar natën nga autostrada Ohër - Kërçovë, ku tashmë 40 kilometra janë vënë në funksion

Shkup, 6 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski publikoi në profilin e tij në Fejbuk një video të xhiruar natën nga autostrada Ohër-Kërçovë, ku theksoi se 40 km të autostradës janë vënë në funksion.

"Shikoni këtë video të bukur nate nga segmenti i autostradës Ohër-Kërçovë. Dyzet kilometra janë tashmë në funksion. Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve vendas do të ngasin me veturë përgjatë kësaj autostrade në rrugën e tyre drejt Jerusalemit Ballkanik - Ohrit këtë Krishtlindje", shkroi Nikolloski në Fejsbuk.

Ai i uroi të gjithë punëtorët e palodhur që iu përkushtuan ndërtimit të saj.

"Për shumë vite urime Krishtlindjet dhe Buzmin!, publikoi zëvendëskryeministri Nikolloski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR