• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nikoillovski: Mickoski do ta udhëheqë Shtabin zgjedhor republikan për zgjedhjet e ardhshme

Nikoillovski: Mickoski do ta udhëheqë Shtabin zgjedhor republikan për zgjedhjet e ardhshme

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim për themelimin e Shtabit zgjedhor republikan për zgjedhjet e ardhshme, të cilin do ta udhëheqë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa zëvendësi i tij do të jetë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgia Sajkoski, njoftoi nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolloski.

Nikollovski në një deklaratë për media para selisë së partisë tha se kanë filluar përgatitjet edhe për zgjedhjen e kandidatit të VMRO-DPMNE-së për president të shtetit, zgjedhja e të cilit si tradicionalisht do të bëhet në Kuvendin zgjedhor, që do të ndodh më 2 mars të vitit 2024 në Shkup.

"Edhe për zgjedhjen e presidentit ashtu edhe për zgjedhjet parlamentare presim fitore të madhe historike, pas së cilës do të ndodhin ndryshimet në Maqedoni dhe do t'i jepet fund këtij korrupsioni, si dhe fundosjes së ekonomisë. Fitorja do të jetë e fortë dhe bindëse sepse Maqedonia meriton ndryshime dhe situata nuk ka qenë kurrë më e vështirë dhe dramatike për vendin tonë", tha Nikolloski.

Mbledhja e KE-së së VMRO-DPMNE-së vjen pas mbledhjes së liderëve, në të cilën u përcaktuan datat për zgjedhjet e kombinuara presidenciale dhe parlamentare - 24 prill dhe 8 maj. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR