• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Niki Hejli nuk heqë dorë nga gara presidenciale: Nuk shkoj askund

Niki Hejli nuk heqë dorë nga gara presidenciale: Nuk shkoj askund

Grinuill, 20 shkurt 2024 (MIA) - Kandidatja për nominimin presidencial të Partisë republikane, Niki Hejli sot deklaroi se nuk do të heqë dorë nga gara për nominim, duke shtuar se nuk është e shqetësuar për fatin e saj politik.

"Nuk shkoj askund. nuk frikësohem t'i flas zëshëm të vërtetat e rënda. Nuk ndjej nevojë të puthi dorën e askujt. Nuk frikësohem nga hakmarrja e Trampit. Nuk kërkoj asgjë nga ai. Nuk jam e shqetësuar për të ardhmen time politike", tha Hejli në tubimin në Grinuill në Karolinën Jugore, transmeton portali Hill.

Ajo e hodhi poshtë idenë të kandidojë për nënpresidente apo të kandidojë në ciklin e ardhshëm zgjedhor. Anketat e mendimit publik tregojnë se ish-presidenti amerikan, Donald Tramp ka mbështetje prej 77,7 për qind të republikanëve, prëderisa Hejlin e mbështesin 16,6 prë qind e votuesve të Partisë republikane.

Trampi deri më tani ka fitore bindëse në zgjehdjet brendapartiake në Ajova, Nju Hempshir, Nevada dhe Ishijt e Virgjëra, ndërsa për momentin ka fituar 63 delegatë, përderisa Hejli vetëm 17 delegatë.

Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 24 shkurt në Karolinën Jugore, shtetin e lindjes së Niki Hejlit ku ajo ishte guvernatore prej vitit 2011 deri në vitin 2017. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR