• e premte, 20 dhjetor 2024

Nigeri e hoqi ligjin me të cilin ndalohet emigracioni ilegal

Nigeri e hoqi ligjin me të cilin ndalohet emigracioni ilegal

Niamej, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kontrabanda e emigrantëve të parregullt mbetet e pandëshkuar në vendin perëndimor-afrikan, Niger, transmeton DPA.

Prijësi i huntës ushtaraje, Abdurahman Tçiani, e hoqi ligjin me të cilin ndalohet tregtia me emigrantëm deklaroi zëdhënësi i kryeministrit Ali Lamine Zeine për DPA. Ligji ishte pjrsë e strategjisë së Evropës për ndalim të emigracionit përmes Mesdheut.

Nigeri është një prej vendeve më të rëndësishme tranzitore për emigrantët afrikanë të cilët udhëtojnë në Evropë. Bashkimi Evropian punon me Nigerin prej vitit 2015, fillimisht për bllokim të rutës së emigracionit nga qyteti shkretinor i Nigerit, Agadez në drejtim të Libisë.

Ligji, me të cilin dënohet kontrabanda e emigrantëve nga Agadezi përmes Sahelit deri tek kufiri me Libinë me deri 10 vite burg, u soll në vitin 2015 nën presion të BE-së.

Në këmbim, BE-ja siguroi rreth 75 milionë euro (82 milionë dollarë amerikanë) për pprojekte për parandalim të emigracionit. Organizata ndërkombëtare për emigracion (IOM) kumtoi se numri i emograntëve të parregullt në Niger është ulur pas vendosjes së ligjit.

Përfaqësuesit e qytetit Agadez e përshëndetën dekretin për heqje dhe thanë se ligji ka ndikim negativ ekonomik ndaj rajonit.

Ekspertët për rajonin druajnë se heqja e ligjit do të ketë pasoja të tmerrshme për emigracionin përmes Mesdheut. Ulf Lesing, drejtor i zyres rajonale të fondacionit gjerman Konrad Adenauer për Sahelin, hapin e pëshkruajti si "skenar horrori". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR