• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ngushëllime nga kryeministri Kovaçevski për viktimat në shpërthimin në Stamboll

Ngushëllime nga kryeministri Kovaçevski për viktimat në shpërthimin në Stamboll
Shkup, 13 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shprehu ngushëllime popullit turk për viktimat në shpërthimin e sotëm në Stamboll. "Shpreh keqardhje të thellë për popullin vëllazëror turk, për familjet e të vdekurve, për kryetarin e Stambollit dhe për presidentin pas shpërthimit të sotëm në zemër të Stambollit", shkroi Kovaçevski në Tuiter. Katër persona humbën jetën, ndërsa 38 janë lënduar në shpërthimin që sot ndodhi në rrugën më të njohur të Stambollit, Istiklal, deklaroi guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaj. Siç informoi televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur diç pas orës 16 sipas kohës lokale, kur rruga ishte e stërmbushur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR