• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ngushëllime nga Kovaçevski, Bytyqi dhe Spasovski për viktimat nga tërmeti në Turqi

Ngushëllime nga Kovaçevski, Bytyqi dhe Spasovski për viktimat nga tërmeti në Turqi

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi rajonin e qytetit të Gaziantepit, duke u dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve.

"Lajm i tmerrshëm për tërmetin në Turqi që na trishtoi të gjithëve. Personalisht dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut,  i shpreh ngushëllimet më të thella për jetët e humbura Rexhep Taip Erdoganit, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë", thotë Kovaçevski.

Ngushëllime për popullin turk dhe dëshirë për shërim të shpejtë të të lënduarve nga tërmeti shkatërrues ka dërguar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Ngushëllime për popullin turk dhe uroj shërim sa të shpejtë për të lënduarit dhe shpresë për ngushëllim për të gjithë ata që humbën dikë në tërmetin e fortë që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm”, thotë Bytyqi në ngushëllimet e tij.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me një postim në profilin e tij në Fejsbuk, shpreh ngushëllime për popullin turk dhe thekson se policia maqedonase është në dispozicion në këto momente të vështira për popullin mik turk dhe sirian.

"Në emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shpreh ngushëllimet më të thella për popullin turk dhe sirian, për familjet e mbi 500 personave që humbën jetën në tërmetin katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë vetëm pak orë më parë. Policia maqedonase është në dispozicion në këto momente të vështira për popullin mik turk dhe sirian", ka shkruar Spasovski në ngushëllimet e tij. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR