• e martë, 24 dhjetor 2024

Ngritet Sonda ruse hënore "Luna-25"

Ngritet Sonda ruse hënore

Moskë, 11 gusht 2023 (MIA) - Rusia sot lëshoi anijen e saj kozmike që do të ulet në Hënë. Kjo do të ishte anija e parë kozmike ruse në satelitin tonë natyror pas 47 viteve, në përpjekje për të qenë i pari që do të bëjë një ulje të lehtë në Polin e Jugut të Hënës, zonë që besohet se përmban "xhepa" akulli uji.

Raketa "Sojuz 2.1v" që mban anijen kozmike "Luna-25" u ngrit nga Kozmodromi "Vostoçni" në 5,550 kilometra në lindje të Moskës në orën 2:11 të mëngjesit me orën e Moskës. Sonda është planifikuar të zbresë në Hënë më 23 gusht, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.

Misioni hënor i Rusisë, i pari që nga viti 1976, konkurron me Indinë, e cila dërgoi zbarkuesin e saj hënor "Çandrayan-3" muajin e kaluar, me SHBA-në dhe Kinën – vende me programe të avancuara të eksplorimit hënor.

Për shekuj me radhë, astronomët kanë bërë pyetjen e ujit në Hënë, e cila është 100 herë më e thatë se shkretëtira e Saharasë. Hartat e NASA-s në vitin 2018 treguan akullin e ujit në pjesët me hije të Hënës, të fshehura nga Dielli. Në vitin 2020, NASA konfirmoi ekzistencën e ujit në zonat e ekspozuara ndaj dritës së diellit.

Misioni pa ekuipazh me njerëz do të zgjasë 4.5 ditë. qa/mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR