• e premte, 05 dhjetor 2025

Ngritet hetim kundër disa pjesëmarrësve të dhunshëm në protestat sindikale në Bruksel

Ngritet hetim kundër disa pjesëmarrësve të dhunshëm në protestat sindikale në Bruksel

Bruksel, 16 tetor 2025 (MIA) – Prokuroria Publike në Bruksel njoftoi se ka filluar hetim kundër disa pjesëmarrësve të dhunshëm në protestat sindikale që u mbajtën të martën. 

Prokuroria informon se kundër tre personave është ngritur procedurë për shkak të “komplotit kriminal” në lidhje me djegien dhe shkatërrimin e pronës së huaj, ndërsa kundër dy të tjerëve për “kryengritje” dhe “dëmtim të pajisjeve në komunikacion”. 

Gjithashtu, hetim është ngritur edhe kundër disa personave për shkak të “shkaktimit të dëmeve” në ndërtesën e Zyrës belge për Emigrim.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, disa persona të veshur në të zezë, të maskuar edhe me pajisje për mbrojtje të syve, e kanë shfrytëzuar marshin protestues sindikal që të kryejnë akte të dhunës dhe pastaj janë “shkrirë” me protestuesit. 

Në videot e publikuara nga incidenti para Zyrës për Emigrim shihet si dhjetëra persona të maskuar të veshur në të zeza valëvitin qese me ngjyrë, kapsolla dhe sende të tjera ndaj ndërtesës, përderisa përgjatë tyre kalojnë pjesëmarrësit në marshin sindikalist. 

Pas incidentit, policia njoftoi se ka arrestuar disa dhjetëra persona gjatë konflikteve ndërmjet pjesëtarëve të policisë dhe pjesëmarrësve të maskuar në marshin protestues sindikalist. Policia informoi se ka intervenuar që ta parandalojë sjelljen e dhunshme, me çka ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR