• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ngritet akuzë kundër 45 personave për rastin Banjskë

Ngritet akuzë kundër 45 personave për rastin Banjskë

Prishtinë, 11 shtator 2024 (MIA) - Prokuroria speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë në Zveçan, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kryeprokurori i Prokurorisë speciale, Blerim Isufaj tha se akuza është ngritur kundër 45 personave. Akuza vjen pothuaj një vit pas sulmit.

Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi e ka kritikuar Prokurorinë speciale se nuk ka ngritur akuzë. Kritika ka dërguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Grupi terrorist, i udhëhequr nga ish nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve nga Kosova, Lista Serbe, Millan Radojçiq, në 24 shtator të vitit 2023 e ka sulmuar policinë e Kosovës, me ç'rast e ka vrarë policin, Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës në qershor të këtij viti kumtoi se janë identifikuar 48 terroristë, janë ngritur padi penale kundër 45 personave, urdhërarreste lokale për 41 të dyshuar dhe 39 urdhërarreste ndërkombëtare. Është ngritur padi për shkak të dyshimit se janë kryer këto vepra penale: vrasje e rëndë, sulm ndaj rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, vepra të rënda penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, shoqërim për veprimtari kundërkushtetuese, kryerje të aktit terrorist, përgatitje të akteve terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, larje parash dhe financim të terrorizmit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR