• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ngjarje përfundimtare e projektit "Bëhu IN, bëhu INkluziv“

Ngjarje përfundimtare e projektit

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Ngjarje përfundimtare si pjesë e projektit "Bëhu IN, bëhu INkluziv“, të cilin e zbaton Fondacioni "Hap pas hapi", do të mbahet sot në kinema Frosina pranë Qendrës kulturore për të rinj në Shkup.

Fjalë përshëndetëse përmes video fjalimeve do të ketë ministri i Arismit dhe Shkencës, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Nafi Saraçini dhe Suzana Kiraxhiska, drejtoreshë ekzekutive e Fondaiconit "Hap pas hapi", e cila është zbatuar në projektin "Bëhu IN, bëhu INkluzivr“.

Si panelistë në forum janë paraqitur: Elena Mishiq, drejtuese e Projektit “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduruar", Lidija Kërstevska Dojçinovska - këshilltare shtetërore për përfshirje në Qeveri; Lulzim Mehmedi - dekan në Universitetin Shtetëror të Tetovës; Violeta Stoilevska - mësuese në SHFK "Dane Krapçev" - Gazi Baba, Bllagica Dimitrovska - prind i djalit të rritur me aftësi të kufizuara dhe aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nga shoqata "Inkluziva".

Do të mund të përcillet edhe ekspozita e një nxënësi me pengesa në zhvillim, një artist dhe bursist i ri i projektit - Filip Ciglenjak Simonovski. mb/

Foto: Fondacioni "Hap pas hapi"

QËNDRONI TË LIDHUR