• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ngjarje me rastin e 3 Dhjetorit - Konventa për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta

Ngjarje me rastin e 3 Dhjetorit - Konventa për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Me rastin e 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, në organizim të Avokatit të Popullit, ndërsa në bashkëpunim me Asoacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim (HERA), sot do të zhvillohet ngjarja "Njohje me detyrimet e Konventës për Promovimin e të Drejtave të Personave me Nevoja të Veçanta dhe rolin e Avokatit të Popullit". 

Ngjarja do të zhvillohet në Qendrën e Ndërrmarrjeve Sociale në Shkup, mbrapa Shtëpisë-përkujtimore të Nënë Terezës. 

Në kuadër të ngjarjes deklaratë për media do të japin këshilltarja shtetërore e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa dhe udhëheqësja e programit në HERA, Vesna Matevska. 

Ngjarja ka për qëllim të hapë diskutime të drejtëpërdrejta me persona me nevoja të veçanta, familjarët e tyre dhe organizatat, me fokus në qasjen e shërbimeve, sfidat dhe nevojat për përmirsimin e politikave lokale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR