• e hënë, 16 mars 2026

Ngjarje komemorative "Dita e Përkujtimit - 16 Mars 2025": Të kujtojmë që kemi një grup engjëjsh në qiell dhe se jemi krenarë që i kishim mes nesh

Ngjarje komemorative

Koçan, 16 mars 2026 (MIA) - Ka kaluar një vit, ndërsa plagët jo vetëm që nuk mbyllen, por po bëhen më të thella dhe më të frikshme. Viti që shkoi vetëm ia arriti që t’i përballë Koçanin me të vërtetën e tmerrshme se ata nuk do t'i kemi më kurrë. Nuk mundëm t’i mbronim nga vdekja, por mund të ruajmë kujtimin për ta, të përmendim se kemi një grup engjëjsh në qiell të cilët luten për ne, dhe të jemi krenarë që i patëm me ne në tokë si fëmijët tanë, vëllezër e motra, të afërm dhe miq. Ky ishte mesazhi nga ngjarja e sotme komemorative "Dita e Përkujtimit - 16 Mars 2025 " në Qendrën për Kulturë "Beli mugri" në Koçan në përvjetorin e shënimit të ngjarjes tragjike. 

"Kënga ishte në fytin e tyre kur u larguan ndërsa ata u pritën lart me këngë, neve na mbeti vetëm trishtimi… prandaj këndoni engjëj…Dime Dimitrijev, Sara Aleksova, Monika Spasova, Toshe Todorovski, Aleksandar Kolarov, Adrian Zhivkov, Aleksandar Aleksov, Gorgi Velichkov, Jordanco Dzhmov, Ivan Trajchev, Dzoko Gorgiev, Aleksandar Gligorovski, Ivan Velichkov, Andrej Stojanov, Ivona Antova, Pavel Hristovski, Nikola Nasevski, Toshe Bogdanov, Ana Koceva, Gordan Petrushov, Igorche Gorgiev, Filip Stevanovski, Tomche Stojanov, Monika Stoimenova, Stojancho Stojanov, Sara Projkovska-Nikolovska, Marija Shopova, Aleksandar Gorgiev, Petar Ivanovski, Bojana Zakova, Matej Markovski, Gorgji Vasilkov, Aleksandar Petrov, Andreja Gorgievski, Marija Strezoska, Aleksandar Efremov, Lepa Taseva Stojkovska, Igor Velkov, Bozhidar Minov, Martin Atanasovski, Stefania Sokolova, Thomas Zlatkov, Keti Milkovska, Viktor Jordanov, Andrej Panov, Spiro Stoimenov, Jove Vladimitov, Stefan Tasevski, Itse Andonov, Aleksandar Stojanov, Sanja Hristova, Damjan Taneski, Andrej Lazarov, Dragana Minova, Filip Ivanovski, Sara Jordanova, Leonid Velkov, Nadica Naunova, Dimitar Ivanov dhe Vladimir Blazhev.**

"Prehuni në paqej. Asnjëherë nuk do të harroheni dhe do të jetoni në zemrat tona" u tha në përvjetorin komemorativ të tragjedisë në diskotekën "Puls".

Me dëshmi të heshtur për faqet e paplotësuara të jetës dhe boshllëkun që lanë pas vetes të ardhshmit inxhinierë, futbollistë, mjekë, fotografë, muzikantë, programues… salla në Qendrën Kulturore “Beli mugri” në Koçan ishte mbushur me trishtim dhe lot.

 

"Humbëm të ardhmit inxhinierë, mjekë, biznesmenë, mësues, zanatçinj, punëtorë, të ardhshmet nënë e baba. Humbëm një gjeneratë të rinjsh, të cilët duheshin të ishin e ardhmja e shtetit tonë. Tragjedia që tronditi Koçanin është një plagë për të gjithë shoqërinë tonë. Ajo na bëri të gjithëve të brishtë dhe të ndjeshëm, na përballi me vdekjen nga afër dhe na tregoi sa e hollë është kufiri midis jetës dhe vdekjes, sa e paparashikueshme është jeta dhe sa e nevojshme është të shmangim çdo të keqe në tokë dhe të ndjekim të mirën, sa të rëndësishëm jemi njëri për tjetrin, si në të mirën, ashtu edhe në të keqen", u potencua në përvjetorin komemorativ. 

Në përvjetorin e tragjedisë në diskotekën "Puls", Komuna e Koçanit, së bashku me Shoqatën "16 Mars 2025 – Koçan", në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Koçan, i bën një nderim të detyrueshëm të gjithë atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të tmerrshme.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR