• e premte, 05 dhjetor 2025

Nga tajfuni Kalmega drei më tani 39 viktima në Filipine

Nga tajfuni Kalmega drei më tani 39 viktima në Filipine

Manila, 4 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga tajfuni Kalmega, që goditi Filipinet qendrore, sot është rritur në 39, deklaroi një përfaqësues qeveritar lokal. 

"Vdekjet kanë ndodhur për shkak të mbytjes dhe shembjes së strukturave", deklaroi në një bisedë telefonike, Anxhelise Orong nga shërbimit informativ i krahinës, publikuan mediat britanike. 

Mediat amerikane njoftojnë se tajfuni shkaktoi përmbytje të mëdha që bllokuan banorët në çatitë e shtëpive dhe përmbytën shumë automjete, ndërsa gjithashtu zhvendosën dhjetëra mijëra njerëz.

Tajfuni paradite goditi qytetin Bakolod, në provincën Negros Oksidental, u shoqërua me erëra deri në 140 kilometra në orë dhe shpërthime deri në 195 kilometra në orë, pas së cilës mbërriti në tokë rreth mesnatës, në qytetin Silago, në provincën Lejte jugore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR