• e mërkurë, 01 janar 2025

Nga suksesi i Shportës së Vitit të Ri do të varen Shporta e Pashkëve dhe ajo e Ramazanit

Nga suksesi i Shportës së Vitit të Ri do të varen Shporta e Pashkëve dhe ajo e Ramazanit

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) -Nga suksesi i Shportës së Vitit të Ri do të varet nëse shporta e Pashkëve dhe Ramazanit do të shkojë me plan aksionar apo me vendim për ngrirjen e çmimeve, paralajmëroi numri një i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

"Deri në datën 15 janar, kur zgjat shporta e Vitit të Ri, do të dihet nëse janë arritur rezultatet e pritshme apo jo. Këtë shportë e kemi bërë me një plan aksionar, pra vetë palët e interesuara vendosën të ulin çmimet e produkteve që shpenzojnë më shumë për festat e Vitit të Ri, ndërsa ne vetëm i kemi mbështetur. Nëse rezulton se nuk i ka përmbushur pritshmëritë dy shportat do t'i sjellim me vendime për ngrirjen e çmimeve", tha Durmishi në takimin e sotëm me gazetarët.

Për keqpërdorimet fillestare me çmimet gjatë zbatimit të shportës së Vitit të Ri ai ka akuzuar prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët,

"Në tavolinën time ka një vendim të gatshëm për ngrirjen e çmimeve dhe nëse Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë kontrolleve tregon në keqpërdorimin e çmimeve të produkteve bazë brenda një ore nga ajo do të merret vendimi i qeverisë për vendosjen e një mase të tillë", ka thënë Durmishi.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski ka thënë se në të kaluarën është treguar se logjika e tregut nuk punon në ekonominë tonë, madje edhe në periudhat kur ka pasur ulje të çmimit të energjensave dhe është zvogëluar çmimi i produkteve. Ai shtoi se me Ligjin për praktika jokorrekte tregtare do të ketë një rregullim global të marrëdhënieve afariste ndërmjet prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve, që në afatgjatë do të çojë në stabilizimin e çmimeve me pakicë.

Kur ka çmime të stabilizuara për konsumatorët, shtoi ai, ka inflacion të stabilizuar dhe ulje të çmimeve për produkte të caktuara me shuma të caktuara, sepse më parë zbritjet ishin shumë të mëdha dhe lëviznin deri në 40 për qind.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR