• e mërkurë, 17 korrik 2024

Nga sonte në mesnatë çmime më të ulëta të benzinës dhe dizelit

Nga sonte në mesnatë çmime më të ulëta të benzinës dhe dizelit

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga sonte në mesnatë ulen për një denar për litër, të EURODIZELIT (D-E V) për një denar e gjysmë dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), për dy denarë për litër. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS, ulet për 0,716 denarë për kilogram, informoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime ujore dhe Shërbime për Menaxhim të mbeturinave komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE).

Nga data 16.7.2024 ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

- Benzina - EUROSUPER BS - 95 - 83,00 (denarë/litër)
- Benzina - EUROSUPER BS - 98 - 85,00 (denarë/litër)
- Dizeli - EURODIESEL BS (D-E V) - 75,50 (denarë/litër)
- Vaji për djegje - Ekstra i lehtë 1 (EL-1) - 73,50 (denarë/litër)
- Mazuti M-1 NS 46.909 (denarë/kilogram).

Nga KRRE-ja vërejnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më datë 16.7.2024. Tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës dhe derivate për transport mund të formojnë çmime të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR