• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga sonte deri më 20 gusht elita botërore muzikore dhe skenike në "Verën e 63-të të Ohrit"

Nga sonte deri më 20 gusht elita botërore muzikore dhe skenike në

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Ohri nga sot deri më 20 gusht do të jetojë me artin, përmes përmbajtjeve të programit të edicionit të 63-të të manifestimit më të madh kulturor-skenik në vend - Festivali "Vera e Ohrit". Nga sonte do të shkëlqejnë skenat e teatrit antik, kishën "Shën Sofia",  lobin e saj, skenën "Saraji i poshtëm", Qendra për kulturë "Grigor Përliçev", por edhe lokaicone tjer ainteresante nëpr qytet. Këro janë vendet ku do të ndodhin ngjarjet e mrekullueshme atraktive kulturore, në të cilat do të kenë mundësi të kënaqen të gjithë adhuruesit e artit, në atë që paraqet maje në artin në korniza botërore.

Programi ofron ngjarje të papërsëritura të emrave dhe ansambleve të njohura botërorë nga arti muzikor, dramatik, program për të gjitha shijet dhe gjeneratat, e gjithë kjo e ndërrthurur në ambient natyror dhe shpirtëror siç është Ohri.     

Artdashësit do të kenë mundësinë të shijojnë 34 koncerte dhe shtatë shfaqje teatrale, ndërsa programi do të pasurohet me balet, ekspozitë fotografike dhe promovim libri. Më shumë se një mijë artistë nga mbi njëzet vende të botës do të performojnë në festival - Serbia, Republika Çeke, Italia, Sllovenia, Polonia, Franca, Turqia, Izraeli, SHBA, Ukraina, Spanja, Mali i Zi, Greqia, Gjermania, Rumania, Portugalia, Egjipti, Rusia dhe Maqedonia e Veriut.

Koncepti i edicionit të sivjetshëm të festivalit i përcjell angazhimet gjatë të gjitha 40 ditëve të festivalit "Vera e Ohrit" të ofrojë program cilësor dhe atraktiv me artistë të njohur botërorë 

Festivali "Vera e Ohrit" është pjesë e familjes së Asociacionit evropian të festivaleve që nga viti 1994, kur edhe zyrtarisht i nisi hapat drejt hapjes së misionit - Evropa kulturore me vlera të përbashkëta të larta kulturore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR