• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nga Shtëpia e Bardhë paralajmëruan për rrezikun e menjëhershëm të invazionit rus në Ukrainë

Nga Shtëpia e Bardhë paralajmëruan për rrezikun e menjëhershëm të invazionit rus në Ukrainë
Uashington, 11 shkurt 2022 (MIA) – Këshilltari për siguri nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan ka deklaruar sot se invazioni ushtarak rus mund të fillojë në çdo kohë dhe ka ftuar amerikanët të braktisin Ukrainën menjëherë. “Nuk flasim se është sjellë vendim. Por vëzhgojmë se forcat ruse arrijnë në kufirin me Ukrainën”, ka deklaruar Salivan në brifingun në Shtëpinë e Bardhë sot pasi presidenti Xho Bajden foli me liderët e NATO-s dhe BE-së për gjendjen dhe përgjigjen e mundshme të përbashkët. “Tani jemi në atë dritare kur invazioni mund të fillojë në çdo moment nëse Vlladimir Putini vendos të japë urdhër. Nuk mund të ndajë më shumë detaje, por dua të jem i qartë, mund të fillojë gjatë Lojërave olimpike, kundrejt spekulimeve se kjo do të ndodhte vetëm pas Olimpiadës”, tha Salivan. Ai ftoi të gjithë amerikanët në Ukrainë të largohen nga vendi në 24 deri 48 orët e ardhshme. Ai dha një skenar sipas së cilës rusët mund të kryejnë së pari sulm ajror me lanserë raketor dhe më pas të hyjnë me këmbësorë dhe “shpejtë” ta marrin Kievin. “Në atë rast do të ndërpriten të gjitha linjat e komunikimit, nuk do të punojë transporti publik si ai hekurudhor, apo fluturimet komerciale”, ka thënë Salivan. Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken deklaroi sot se Rusia ka koncentruar ushtri më të madhe pranë kufirit me Ukrainën dhe paralajmëroi për mundësinë nga sulmi ushtarak gjatë Lojërave Olimpike të Dimrit, që për momentin mbahen në Pekin. “Ndodhemi në një periudhë të tillë kur invazioni mund të fillojë çdo moment dhe të jemi në rregull, kjo mund të ndodhë gjatë Olimpiadës, deklaroi ai. Liderët perëndimorë, mes të cilëve presidenti amerikan Xho Bajden, presidenti francez, Emanuel Makron dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc me telefon kanë folur për krizën ukrainase në kushte të tensioneve me Rusinë të cilat po rrezikojnë të eskalojnë në luftë. Në bisedime kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel, si dhe kryeministri britanik, Boris Xhonson dhe presidenti polak, Andzhej Duda. Ishte paraparë edhe pjesëmarrja e kryeministrit italian, Mario Dragi, si dhe kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR