• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nga shitja e qeseve plastike janë mbledhur pothuajse 2 milionë euro, do të blihen më shumë se 7.000 kontejnerë

Nga shitja e qeseve plastike janë mbledhur pothuajse 2 milionë euro, do të blihen më shumë se 7.000 kontejnerë

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Nga 1 dhjetori i vitit 2021, përdorimi i qeseve plastike me përdorim të njëhershëm në treg në vend është i ndaluar, e në markete dhe tregje lejohen vetëm qeset e biodegradueshme për të cilat arkëtohen 15 denarë. Sipas Ligjit për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave nga paketimi, mjetet nga shitja e qeseve mblidhen në një fond të veçantë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e deri në fund të vitit 2022, mbi këtë bazë janë mbledhur pothuajse dy milionë euro.

Ligji parashikon që mjetet e mbledhura në këtë fond të përdoren për projekte ekologjike, ndërsa nga MMJPH për MIA-n shprehen se mjetet e mbledhura nga arkëtimi i qeseve plastike shpërndahen në përputhje me Programin e miratuar dhe të njëjtat do të përdoren për furnizimin e eneve për grumbullimin e mbeturinave - kontejnerëve dhe një pjesë të fushatës për ngritjen e vetëdijes për nevojën e përzgjedhjes dhe mundësive për riciklim.

Nga MMJPH-ja bëjnë të ditur se qëllimi i masës nuk është arkëtimi i qeseve, por demotivimi i qytetarëve për përdorimin e tyre dhe se të dhënat që ata kanë tregojnë efekt të dukshëm në këtë drejtim.

“Të dhënat dhe shuma e mbledhur tregojnë efekt të dukshëm, veçanërisht në zinxhirët e mëdhenj të tregjeve, veçanërisht pasi në disa ato janë zëvendësuar plotësisht nga qeset për transportin e mallrave të blera. Qëllimi i masës nuk është arkëtimi i qeseve, por demotivimi i qytetarëve për përdorimin e tyre. Edhe këtu kemi zbatimin e parimit ndotësi paguan, ndërsa mjetet e mbledhura kthehen në projekte për zvogëlimin e mbeturinave dhe krijimin e sistemit të menaxhimit rajonal të mbeturinave", shprehen nga MMJPH-ja për MIA.

Ndalimi i plotë i përdorimit të qeseve plastike dhe okso-biodegraduese në tregjet e vendit fillimisht duhej të hynte në fuqi më 1 qershor të këtij viti, por para këtij afati, MMJPH informoi se do të hynte në fuqi më 1 qershor të vitit 2024.

Од денеска во Хрватска е забранета продажбата на лесни пластични кеси за носење, соопшти Министерството за економија и одржлив развој.

Në pyetjen nga MIA se pse u prolongua ndalimi i plotë i qarkullimit të qeseve plastike nga MMJPH-ja, shprehen se “masat e tilla duhet të marrin parasysh edhe momentin social dhe ndikimin tek prodhuesit që duhet të përshtaten me detyrimet e reja ligjore”.

Gjithsej 7.169 kontejnerë do të shpërndahen nëpër komunat

Sipas Programit vjetor për ndarjen e mjeteve të mbledhura për vitin 2023, të miratuar në shkurt të këtij viti, 105 milionë denarë do të dedikohen për ndërtimin e objekteve infrastrukturore për grumbullimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e mbeturinave me interes më të gjerë publik, ndërsa 15 milionë denarët tjera për realizimin e një projekti për edukimin dhe ngritjen e vetëdijes publike të qytetarëve dhe subjekteve për trajtimin e qarkullimeve të veçanta të mbeturinave.

Kështu, 105 milionë denarë do të përdoren për blerjen e 7.190 kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave të letrës, tetrapakut, plastikës dhe metaleve për të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Furnizimin publik të kontejnerëve e shpallë dhe zbaton MMJPH, pas çka ato do t'u ndahen komunave.

Ndarja e numrit të kontejnerëve bazohet në numrin e banorëve në komuna, për një komunë deri në 5000 banorë ndahen 13 kontejnerë, për komunë nga 5001 deri në 15000 banorë ndahen 40 kontejnerë, për komunë nga 15001 deri në 23000 banorë ndahen 60 kontejnerë, për komunë nga 23001 deri në 40.000 banorë ndahen 104 kontejnerë dhe për komunë mbi 40.000 banorë ndahen 260 kontejnerë. Sipas të dhënave nga Regjistrimi i vitit 2021, në 80 komuna duhet të shpërndahen 7.169 kontejnerë.

Општина Пласница ќе добие 59 големи пластични контејнери со зафатнина од 1100 литри и 258 пластични контејнери од 120 литри, наменети за домаќинставата и правните лица, додека дел ќе бидат по

Kështu, 17 komuna do të marrin 13 kontejnerë, edhe atë Vevçani, Gradsko, Debërca, Demir Kapija, Dojrani, Zelenikova, Zërnovci, Karbinci, Konçe, Llozova, Novaci, Pehçeva, Pllasnica, Rankovci, Rosomani, Nagoriçi i Vjetër dhe Qendra Zhupë.

Më së shumti, 27 komuna do të marrin 40 kontejnerë, edhe atë Haraçina, Berovë, Bogdanci, Bosilevë, Bërvenicë, Vallandovë, Vasilevë, Vinicë, Dellçevë, Demir Hisar, Dollneni, Jegunovcë, Kratovë, Krivogashtani, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novo Sello, Petrovec, Probishtip, Resen, Sopishte, Kaskë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer-Sandevë.

Nga 60 kontejnerë do të marrin 12 komuna, në mesin e të cilave Bogovina, Vrapçishti, Gjevgjelia, Dibra, Zhelina, Ilindeni, Kriva Pallanka, Lipkova, Negotina, Shën Nikolla, Studeniçani, Tearca, ndërsa nga 104 kontejnerë do të marrin shtatë komuna, edhe atë Buteli, Saraji, Shuto Orizara, Kavadari, Kërçova, Koçana dhe Radovishi.

Më së shumti, 260 kontejnerë, do të marrin 17 komuna, edhe atë Aerodromi, Gazi Baba, Gjorçe Petrovi, Karposhi, Kisella Voda, Qendra, Çairi, Manastiri, Velesi, Gostivari, Kumanova, Ohri, Prilepi, Struga, Strumica, Tetova dhe Shtipi.

Përjashtim bëjnë qeset plastike për bërllog dhe qeset më të trasha që mund të përdoret disa herë

Në bazë të Ligjit për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit nga 1 dhjetori 2021, ndalohet vendosja e qeseve plastike për transportimin e mallrave për një përdorim në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas sqarimit të publikuar nga MMJPH-ja, lejohet lëshimi në treg në territorin e shtetit vetëm të qeseve të biodegradueshme për bartjen e mallrave që prodhohen në përputhje me standardet e përcaktuara për biodegradueshmërinë të publikuara në Rregulloren për standardet për biodegradueshmërinë që duhet t'i plotësojnë qeset për bartjen e mallrave, mënyrën e lëshimit në treg të qeseve të biodegradueshme nga tregtarët, si dhe formën dhe përmbajtjen e formularit për mbajtjen e evidencës ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" 265/2021).

Këto dispozita kanë të bëjnë me qeset plastike për transportin e mallrave për të cilat arkëtohet kompensim prej 15 denarësh dhe janë domosdoshmërisht të biodegradueshme. Këto janë qeset që jepen çdo ditë në arkë (në pikën e shitjes) gjatë blerjes në mini-markete, supermarkete, restorante, shitore për pemë dhe fruta, shitore të vogla për furnizime të përditshme, furra buke, kioska, kioska për ushqim të shpejtë, tregje të gjelbra, pompa benzine me minimarkete.

“Me të biodegradueshme nënkuptohet se deri më 1 qershor të vitit 2023, mund të vendosen qese okso-biodegraduese (MKS 1009) që nga viti 2013 ishin të detyrueshme. Pas 1 qershorit

2024, duhet të plasohen detyrimisht qeset e bëra nga materiali i degradueshëm (si dhe çdo material organik nga uji, dioksidi i karbonit dhe biomasa - standardi МКС EN ISO 17556: 2020)”, sqarojnë MMJPH-ja.

Qeset plastike shumë të lehta për transportin e mallrave janë plotësisht të ndaluara. Këto janë qeset, trashësia e të cilave është më e ulët se 15 mikronë, respektivisht ato që përdoren për paketimin/matjen e frutave dhe perimeve, për shembull.

Përjashtim nga këto ndalime janë qeset e mbeturinave plastike dhe qeset që janë më të trasha se 50 mikronë dhe mund të përdoren disa herë.

“Qeset plastike për bartjen e mallrave me të cilat nuk ka të bëjë tarifa prej 15 denarësh dhe standardet për biodegradueshmëri janë ato që u jepen konsumatorëve në arkë (në pikën e shitjes) në dyqanet që shesin mallra që nuk janë për përdorim të përgjithshëm të përditshëm si libra, rroba, këpucë, mjete, pajisje elektrike dhe elektronike, shitore për pajisje amvisëri, dyqane zejtarie, për suvenire, galeri artistike, për produkte kozmetike, barnatore (mjete ndihmëse bujqësore, mjekësore, etj.). Këto qese rekomandohen të jenë më të trasha (mbi 50 mikronë) në mënyrë që të mund të përdoren shumë herë dhe të hiqen në kontejnerët plastike (kontejnerë të verdhë) nga ku do të merreshin për riciklim në kompanitë lokale të riciklimit dhe te vetë prodhuesit e qeseve plastike të cilët do të bënin përsëri qese të reja prej tyre. Qeset e bërllokut nuk janë qese për transportin e mallrave dhe nuk pëprfshihen nga këto masa", thuhet në sqarimin nga MMJPH-ja.

Aleksandar Atanasov

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR