• e diel, 22 dhjetor 2024

Nga seanca e qeverisë: Dinamizimi i bashkëpunimit dhe mbajtja sa më shpejtë e seancës së radhës të Dialogut Strategjik

Nga seanca e qeverisë: Dinamizimi i bashkëpunimit dhe mbajtja sa më shpejtë e seancës së radhës të Dialogut Strategjik
Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme përcaktoi Planin për aktivitete në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me periudhë të zbatimit 2023-2033, të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
 
"Pas zhvillimit të suksesshëm të Dialogut Strategjik me SHBA-në (2 qershor 2022), Ministria e Punëve të Jashtme, në koordinim me institucionet  tjera përkatëse, filloi përgatitjen e dokumenteve, që përmbajnë projekte të propozuara për bashkëpunim me SHBA-në (të realizueshme në një kohë të shkurtër dhe të gjatë), dhe bazuar në diskutimet dhe mbështetjen e marrë në kuadër të Dialogut Strategjik", thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë. 
 Përcaktimi i projekteve konkrete për bashkëpunim në bazë të bisedave në kuadër të Dialogut Strategjik – i përkthyer në Plan Veprimi, siç thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, theksohet në kumtesë, do të mundësojë dinamizmin e bashkëpunimit dhe mbajtjen e seancës së radhës të Dialogu Strategjik sa më shpejt të jetë e mundur.
 Ministria e Punëve të Jashtme është e obliguar të monitorojë zbatimin e projekteve të listuara në Plan dhe çdo gjashtë muaj të dorëzojë raport në Qeveri. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR