• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nga mesnata për tre denarë shtrenjtohen benzina, dizeli dhe Vaki ekstra i lehtë për amvisëri

Nga mesnata për tre denarë  shtrenjtohen benzina, dizeli dhe Vaki ekstra i lehtë për amvisëri
Shkup, 24 mars 2022 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për tre denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. "Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,60 për qind në krahasim me vendimin e datës 23.03.2022", kumtuan sonte nga Komisioni. Sipas vendimit, çmimi me pakicë të Mazutit M-1 NS rritet për 1,571 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 55,163 denarë për kilogram Nga data 25.3.2022 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: –  Benzina                 EUROSUPER BS-95                    82,00            (denarë/litër) – Benzina                  EUROSUPER BS-98                    84,00           (denarë/litër) – Dizeli                      EURODIZEL (D-E V)                   84,00                 (denarë/litër) – Vaji                           Ekstra i lehtë  (EL-1)                 81,00            (denarë/litër) – Mazuti М-1 NS                                                         55,163    (denarë/kilogram) Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,944 për qind, te dizeli për 5,650 për qind, te ekstra vaji i lehtë për 5,694  për qind dhe te maziti për 3,588 për qind. Nga KRRE thonë se kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar sipas të cilës janë formuar çmimet  me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,059 për qind Përmendin se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 me datë 25.3.2022 dhe përkujtojnë se tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës derivate për transport mund t'i formojnë çmimet e derivateve të naftës dhe derivateve për transport dhe më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR