• e martë, 24 dhjetor 2024

Nga mesnata lirohet dizeli

Nga mesnata lirohet dizeli

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Karburantet dizel prej sonte në mesnatë lirohen për dy deri 2,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE). Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 1,16 për qind. 

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E-V) ulet për 2,5 denarë dhe do të jetë 76 denarë për litër, ndërsa çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për dy denarë dhe do të jetë 75 denarë për një litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Mazutit M-1 NS nuk ndryshojnë dhe mbeten 82 dhe 84 denarë për litër, gjegjësisht 41,411 denarë për kilogram.

Nga KRRE bëjnë të ditur se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie te benzina me mesatarisht 2,271 për qind, te nafta me 4,708, te Vaji ekstra i lehtë me 4,532 dhe te Mazuti 0,836 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,104 për qind. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR