• e premte, 22 nëntor 2024

Nga aeroporti i Shkupit në 44 destinacione me orar dimëror të fluturimit, deri në katër nga Ohri

Nga aeroporti i Shkupit në 44 destinacione me orar dimëror të fluturimit, deri në katër nga Ohri

Shkup, 26 tetor 2024 (MIA) -  Me orarin e ri dimëror të fluturimit , i cili hyn në fuqi në mesnatë, 14 linja ajrore do të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në gjithsej 37 destinacione të rregullta dhe në shtatë destinacione çarter, ose gjithsej 44 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Nga Aeroporti i Sh. Apostulli Pali Ohër, ndërkohë, tre aviokompani do të fluturojnë në katër destinacione.   

Nga operatori i aeroportit TAV Maqedoni informojnë për MIA-n se në përputhje me njoftimet dhe informacionin e marrë nga aviokompanitë, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të operojnë: Aegean Airlines, Air Serbia, Ajet, Austrian Airlines, Chair Airlines AG, Croatia Airlines, Edelweiss, Lot Polish Airlines, Lufthansa, Pegasus Airlines, SunExpress, Turkish Airlines dhe Wizz Air. Ata do të fluturojnë në destinacionet: Antalia, Athinë, Bazel-Miluz, Beograd, Berlin, Bolonjë, Bratisllavë, Bremen, Bruksel Sharleroa, Budapest, Dortmund, Ajndhoven, Frankfurt, Friedrihshafen, Geteborg, Hamburg, Stamboll, Izmir, Karlsruhe, Larnaka, Lubjanë, Londër Luton, Malme, Maltë, Milan Malpensa, Mynih Memmingen, Nirnberg, Oslo Sandefjord, Paris Bove, Romë Fiumiçino, Salcburg, Sarajevë, Venecia Trevizo, Vjenë, Zagreb, Cyrih, Varshavë. Aviokompania e 14-të është Freebird, e cila do të kryejë fluturime çarter për në/nga Aeroporti i Shkupit për në/nga Hamburg/Hanover, Mynih/Shtutgart, Berlin/Lajpcig, Mançester/Londër, Paris, Lion/Marsejë, Diseldorf/Frankfurt. Përveç kësaj, më shumë se pesë destinacione fluturojnë më shumë se një aviokompani:  Antalia (Pegasus dhe Sunexpress), Frankfurt (Lufthansa në Aeroportin e Frankfurtit dhe Wizz Air në Aeroportin Han), Stamboll (Turkish Airlines në Aeroportin iGA; Pegasus dhe AJet në Aeroportin Sabiha Gokçen), Izmir (Pegasus dhe Sunexpress) dhe Cyrih (Edelweiss dhe Chair Airlines).

Nga Aeroporti i Ohrit Sh. Apostulli Pali, Wizz Air, Chair Airlines dhe Edelweiss do të fluturojnë përkatësisht në Vjenë, Memingen, Dortmund dhe Cyrih.  

Orari dimëror i fluturimit për Aeroportin e Ohrit është identik me orarin dimëror të fluturimeve të vitit të kaluar, 2023/2024. Për aeroportin e Shkupit vitin e kaluar, sezoni dimëror kishte 13 aviokompani që fluturonin në 42 destinacione, tani ka 14 aviokompani që operojnë në 44 destinacione duke përfshirë fluturime çarter.

Fluturime të ripërtërira për në Dubai dhe Barcelonë

Me thirrjen e fundit për subvencionimin e linjave ajrore vitin e ardhshëm, do të mund të udhëtohet nga aeroportet maqedonase në Dubai dhe Barcelonë, destinacione që po ripërtërihen, si dhe në Lion, Shtutgart, Bazel dhe Stamboll.

Nga aeroporti i Shkupit nga 30 marsi, dy herë në javë do të ketë fluturime Shkup-Dubai-Shkup, si dhe Shkup-Barcelonë-Shkup nga 30 qershori,  nga e cila datë tre herë në javë do të ketë fluturime në relacionin Shkup-Lion-Shkup dhe Shkup-Shtutgard-Shkup.

Në Aeroportin e Ohrit, risi janë linjat Ohër-Bazel-Ohër, që do të shërbehet dy herë në javë, dhe linja e rregullt Ohër-Stamboll-Ohër (nga 30 marsi), e cila do të fluturojë katër herë në javë.

"Wizz Air" do të kryejë fluturime në Shtutgart, Bazel, Barcelonë dhe Lion, "Fllaj Dubai" në Dubai, ndërsa "Turkish Airlines" për në Stamboll. Ata do të marrin subvencione nga 12 euro për pasagjer pas mbërritjes në Aeroportin e Ohrit dhe 9 euro për pasagjer pas mbërritjes në Aeroportin e Shkupit.

"Këto gjashtë destinacione janë lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Maqedonisë. Lidhjet e drejtpërdrejta me Dubain, Barcelonën, Shtutgartin, Lionin, Bazelin dhe Stambollin janë lajme të mrekullueshme që do të sjellin turistë të rinj të shumtë dhe udhëtime më të lehta për qytetarët e Maqedonisë", tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski në konferencë për media dje, duke publikuar epilogun e thirrjes. 

Me gjashtë linjat e reja, priten 200.000 pasagjerë shtesë përmes aeroporteve maqedonase.

Efektet pozitive nga subvencionet nga thirrja pret edhe operatori i aeroportit, me rritjen e numrit të destinacioneve të reja.

"Për operatorin e aeroportit TAV Maqedoni, si filial i aeroporteve TAV, modeli për subvencionimin e fluturimeve të linjave të reja ajrore në destinacionet e reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit është plotësisht i pranueshëm dhe sipas vlerësimeve, këto subvencione do të ishin mundësi e shkëlqyer dhe do të kishin efekt të madh në rritjen e numrit të destinacioneve të reja, tërheqjen e linjave të reja ajrore për të operuar nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit dhe rrjedhimisht rritjen e numrit të pasagjerëve në aeroportet dhe turistët në vend", deklaruan për MIA-n nga filiali i aeroporteve TAV në shtet.

Siç njoftoi Nikolloski, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është në proces të përgatitjes së thirrjes së dytë që duhet të publikohet në fund të nëntorit dhe të miratojë destinacione të reja.

Me thirrjen e fundit për mbështetje financiare për prezantimin e destinacioneve të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti Sh. Apostulli Pali në Ohër për periudhën 2025-2027 janë parashijzar mjete në vlerë prej 360 milion denarë. Për herë të parë, subvencionet jepen sipas destinacionit, jo si më parë për aviokompani. Me ndryshimet në ndarjen e subvencioneve, siç vlerësoi ministri Nikolloski gjatë shpalljes së thirrjes, zgjidhet problemi i varësisë nga një aviokompani. 

Mbështetja financiare në aviotransportin në shtet është dhënë që nga viti 2012, kur u nënshkruan tre kontrata të njëpasnjëshme trevjeçare me transportuesin hungarez me buxhet të ulët Wizz Air. E fundit nga tre marrëveshjet me Wizz Air përfundoi më 1 mars të vitit 2022, pas së cilës Qeveria e mëparshme ndryshoi modelin për mbështetje financiare, duke hapur mundësinë e lidhjes së një marrëveshjeje me disa aviokompani. Pas thirrjes së parë të pasuksesshme, u shpall thirrje e re dhe më 13 prill të vitit të kaluar Qeveria lidhi marrëveshje me "Lufthansa"  për linjë të re ajrore nga Shkupi në Frankfurt dhe me "Wizz Air" për fluturime nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salcburg dhe Lubjanë. 

Nga TAV Maqedoni presin trendi pozitiv në kërkesën e trafikut ajror të vazhdojë në nivel botëror, dhe rrjedhimisht, kërkesa e fortë për fluturime nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

"Nëse ende marrim parasysh pandeminë Kovid dhe ndikimin e madh që pati në aviacionin në përgjithësi", theksojnë ata, "mund të theksohet se shumica e trafikut ajror evropian është përsëri në rrugën e duhur dhe tejkalon vëllimin e trafikut ajror nga viti 2019. Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, për shembull, tejkaluan numrin e pasagjerëve nga viti 2019 në vitin 2023 për 33 për qind, ndërsa aeroportet maqedonase tejkaluan parashikimet e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) për trafikun e pasagjerëve në aeroportet evropiane për vitin 2023 për pothuajse 23 për qind krahasuar me vitin 2019. Megjithëse trafiku ajror i pasagjerëve ndryshon nga vendi në vend, nga rajoni në rajon, parashikimet ishin se këtë vit trafiku ajror në nivel evropian do të tejkalojë nivelet e vitit 2019 me +3.2 për qind", shprehen nga operatori i aeroportit.

Sipas statistikave dhe të dhënave për periudhën janar-shtator të këtij viti, numri i përgjithshëm i pasagjerëve në të dy aeroportet në vend është 2.434.437, të cilët kanë udhëtuar në një total prej 19.590 fluturimesh. Këto shifra paraqesin rritje prej tre për qind dhe 11 për qind, në mënyrë përkatëse, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

ACI parashikon rritje prej +1.4 për qind të trafikut të pasagjerëve në aeroportet evropiane për vitin 2024.

TAV Maqedoni, për sa i përket transportit ajror kargo përmes Qendrës së Ngarkesave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përfundoi periudhën janar-shtator të këtij viti me një total prej 3.336.099 tonë ngarkesë ajrore kargo, e cila krahasuar me shifrat nga viti 2023 për të njëjtën periudhë, përfaqëson një rritje prej 34,3 për qind, respektivisht rritje të importit prej 11.4 për qind në import dhe 75,5 për qind rritje në eksportin e ngarkesave.

"Jemi shumë të lumtur për këtë rritje dhe do të vazhdojmë të mirëmbajmë marrëdhëniet me partnerët tanë në këtë fushë, si dhe të ruajmë cilësinë dhe efikasitetin e lartë të shërbimeve nga Qendra jonë Kargo në mënyrë që t'i përgjigjemi kërkesës në rritje për transportin ajror kargo", shprehen nga TAV Maqedoni.

Në shtator të këtij viti, Aeroportet TAV njoftuan se po përgatisnin master plan për zhvillimin e dy aeroporteve maqedonase. Sipas paralajmërimeve,  deri në fund të vitit, koncesionari TAV Maqedoni, si degë e Aeroporteve TAV, do t'ia prezantojë planin Qeverisë maqedonase.

Lidija Vellkovska 

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR