• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Vendimi për të marrë kontrollin e Gazës është i qartë

Netanjahu: Vendimi për të marrë kontrollin e Gazës është i qartë

Tel Aviv, 26 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se vendimi i kabinetit të tij të sigurisë për t'i urdhëruar ushtrisë të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës në muajt e ardhshëm është "i qartë".

"Izraeli do të veprojë me vendosmëri dhe energji për të kthyer të gjithë pengjet e tij dhe për të mposhtur Hamasin", i tha Netanjahu senatores amerikane Xhoni Ernst të Ajovës, me të cilën u takua dje në zyrën e tij në Jerusalem, citon "Tajms of Izrael".

Netanjahu i tha republikanes Ernst, me të cilën u takua gjithashtu në prill të këtij viti, se misionet e shkatërrimit të Hamasit dhe lirimit të pengjeve janë "të ndërthurura".

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha mbrëmë se lufta në Rripin e Gazës do të përfundojë brenda disa javësh, pa specifikuar se si do të përfundojë konflikti.

Trampi tha se "komunikon shumë" me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe i tha atij se lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë së shpejti, raportuan më parë mediat britanike. sa/

foto: Printskrin nga kabineti i Netanjahut

QËNDRONI TË LIDHUR