• e enjte, 04 dhjetor 2025

Netanjahu udhëton në SHBA për marrëveshje për armëpushim në Gazë

Netanjahu udhëton në SHBA për marrëveshje për armëpushim në Gazë

Tel Aviv, 7 korrik 2025 (MIA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shkoi në Uashington për vizitë disaditëshe, në kohë kur intensifikohen përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. 

“Ky është takimi im i tretë me presidentin Donald Tramp nga zgjedhja e tij para gjashtë muajve”, deklaroi Netanjahu në aeroportin Ben Gurion. 

Trampi paraprakisht tha se pret që marrëveshja me Hamasin të arrihet “këtë javë”. Kryeministri izraelit konfirmoi se ka dërguar delegacion negociator në Doha, ku ndërmjetësojnë Katari, Egjipti dhe SHBA-ja.

Propozimi parasheh armëpushim 60-ditësh, gjatë të cilit duhet të lirohen 10 nga 20 pengjet izraelite, ndërsa të dyja palët të negociojnë për armëpushim të përhershëm të luftës. Hamasi e pranoi marrëveshjen në parim, por kërkoi ndryshime të cilat Izraeli i hodhi poshtë. 

Netanjahu thotë se ka tre caqe: kthimin e të gjitha pengjeve, eliminimin e Hamasit dhe sigurimin se Gaza më nuk do të përfaqësojë kërcënim. 

Vizita në Uashington vjen më pak se dy javë pas luftës 12-ditëshe me Iranin, në të cilën, sipas Teheranit, u vranë më shumë se 900 persona. Netanjahu vlerësoi se ato sulme “ e hapën rrugën për paqe më të gjerë rajonale”. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR