• e premte, 22 nëntor 2024

Netanjahu: U zbulua se Hezbollahu ka përgatitur pushtim të Izraelit

Netanjahu: U zbulua se Hezbollahu  ka përgatitur pushtim të Izraelit

 Jerusalem, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli ka zbuluar një komplot për të sulmuar Hezbollahun libanez përmes tuneleve nëntokësore.

Për CNews francez kryeministri izraelit deklaroi se sulmi, nëse plani do të kishte pasur sukses, do të kishte qenë shumë më i dëmshëm se sulmi i Hamasit palestinez nga Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar.

"Dyqind metra larg kufirit gjetëm tunele, tunele në të cilat po përgatitej pushtim i Izraelit, një sulm edhe më i madh se 7 tetori", deklaroi Netanjahu, raportojnë mediat izraelite.

 "Me xhipa, motorë, raketa.  Ata planifikuan pushtimin", shtoi lideri izraelit.

 Paraprakisht këtë muaji, Netanjahu për gazetën Figaro deklaroi se ushtria izraelite në depot për armë të Hezbollahut ka gjetur pajisje ushtarake të sofistikuara ruse.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR