• e shtunë, 29 qershor 2024

Netanjahu u takua me Bajdenin, premtoi se Izraeli do të mbetet demokraci

Netanjahu u takua me Bajdenin, premtoi se Izraeli do të mbetet demokraci

Nju Jork, 20 shtator 2023 (MIA) -  Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në Nju Jork u takua me presidentin e SHBA-së, Xhozef Bajden, për herë të parë që kur qeveria e tij e re ultra e djathtë u betua në fund të vitit të kaluar.

Takimi u zhvillua në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

Bajdeni e filloi takimin me deklaratën se angazhimi i tij ndaj Izraelit është i fortë, pavarësisht çfarëdo dallimi. Ai njoftoi se do të fliste me Netanjahun, siç tha, "për të ruajtur vlerat demokratike që qëndrojnë në zemër të partneritetit tonë, përfshirë kontrollet dhe baraspeshat në degët e pushtetit".

"Do të diskutojmë për disa çështje të vështira", tha Bajdeni. 

Netanjahu paralajmëroi se do të mbështesë vlerat demokratike pavarësisht ndryshimeve të propozuara në sistemin e drejtësisë izraelite dhe tha se Izraeli do të mbetet demokraci.

Përveç kësaj, ai në fjalimin e tij hyrës theksoi qëllimet e përbashkëta.

“Nën udhëheqjen tuaj ne mund të arrijmë paqen historike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite", tha lideri izraelit.

Gjatë kohës së takimit, protestuesit u mblodhën në Tel Aviv dhe Jerusalem, duke mbajtur pankarta "Jo diktaturës", duke i kërkuar Bajdenit të bënte presion ndaj Netanjahut që të tërhiqet nga plani i tij i reformës në gjyqësor. qa/

Foto: X

 



QËNDRONI TË LIDHUR