Netanjahu u kërcënua me ndërprerje të armëpushimit nëse deri të shtunën nuk lirohen pengjet izraelite
- – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu sot u kërcënua se do t’i rinovojë sulmet ndaj Rripit të Gazës nëse deri të shtunën nuk lirohen pengjet izraelite.
- Post By Fitore Curri
- 21:51, 11 shkurt, 2025

Tel Aviv, 11 shkurt 2025 (MIA) – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu sot u kërcënua se do t’i rinovojë sulmet ndaj Rripit të Gazës nëse deri të shtunën nuk lirohen pengjet izraelite.
Por, Netanjahu nuk saktësoi sa pengje duhet të lirohen.
Paraprakisht edhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i dërgoi ultimatum Hamasit, duke theksuar se nëse të shtunën nuk lirohen të gjitha pengjet “do të bëhet ferr”. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s