Netanjahu thotë se sulmi në Katar ishte 100 për qind operacion izraelit
- – Sulmi kundër liderëve të Hamasit në Doha ishte plotësisht operacion izraelit, bëhet e ditur në kumtesën e zyrës së kryeministrit izraelit në gjuhën angleze.
- Post By Fitore Curri
- 16:45, 9 shtator, 2025
Tel Aviv, 9 shtator 2025 (MIA) – Sulmi kundër liderëve të Hamasit në Doha ishte plotësisht operacion izraelit, bëhet e ditur në kumtesën e zyrës së kryeministrit izraelit në gjuhën angleze.
“Aksioni i sotëm kundër krerëve të lartë të Hamasit ishte operacion plotësisht i pavarur izraelit”, shkruan në kumtesën e zyrës së kryeministrit Benjamin Netanjahu.
“Izraeli e nisi, Izraeli e realizoi dhe Izraeli ndërmori përgjegjësi të plotë”, shtohet në tekst.
Mediat izraelite informojnë se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ishte i njoftuar me sulmin e planifikuar dhe kishte dhënë mbështetje. fc/