• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu sot takohet me Xho Bajden dhe Kamala Haris

Netanjahu sot takohet me Xho Bajden dhe Kamala Haris

Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington do të bisedojë me presidentin amerikan Xho Bajden, ndërsa pritet të takohet edhe me nënpresidenten Kamala Haris.

Të gjithë tre liderët për momentin janë nën presion për mbështetjen e sulmit izraelit ndaj Gazës, në të cilin deri tani u vranë më shumë 39.000 njerëz.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, Bajden mundohet që Izraeli dhe Hamasi ta pranojnë propozimin për armëpushim, që do të mbetej si trashëgimi e presidentit 81 vjeçar, mandati i të cilit skadon më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë deklaruan se negociatat janë në fazën përfundimtare, por ka çështje të cilat duhet të zgjidhen.

Pas bisedave Bajdeni dhe Netanjahu do të takohen me familjet e pengjeve amerikane.

Kamala Haris më vonë do të takohet veçmas me Netanjahun. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR