• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: SHBA dhe Izraeli do të vazhdojnë të veprojnë së bashku

Netanjahu: SHBA dhe Izraeli do të vazhdojnë të veprojnë së bashku

Jerusalem, 15 shtator 2025 (MIA) - SHBA dhe Izraeli do të vazhdojnë të veprojnë së bashku dhe të mbrohen, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio, raportuan mediat britanike.

Vizita e Rubios në Jerusalem vjen në kushte të tensioneve me aleatët tjerë amerikan të lindjes së Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj liderëve të Hamasit në Katar dhe zgjerimin e lagjeve në Bregun e pushtuar Perëndimor.

"Vizita e Rubios është një mesazh i qartë se Amerikan qëndron me Izraelin në luftën kundër terrorizmit", tha Netanjahu.

Sekretari shtetëror amerikan nesër do ta vizitojë Katarin, njoftoi "Uashington post", duke i'u referuar dy përfaqësuesve qeveritar të Lindjes së Mesme.

Kryeministri izraelit në brifing tha se përjashton sulmet e reja ndaj liderëve të Hamasit.

Nga ana e tij, Marko Rubio theksoi se hapat drejt njohjes së shtetësisë palestineze nuk kanë kurrfarë ndikimi ndaj qasjes së SHBA-së drejt shtetit palestinez.

Marko Rubio, gjithashtu, bëri thirrje në çarmatim të grupit të armatosur palestinez Hamas.

"Hamasi nuk duhet të ekzistojë më si organizatë e armatosur që mund ta rrezikojë paqen dhe sigurinë në rajon", tha Rubio.

Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të kryejë presion maksimal ndaj Iranit, i cili mbështet grupet palestineze. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR