• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu: Sapo filluam, ajo që vijon do të jehojë me gjenereta

Netanjahu: Sapo filluam, ajo që vijon do të jehojë me gjenereta

Tel Aviv, 9 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në fjalimin e tij të sotëm u ka bërë thirrje liderëve opozitarë që menjëherë të formojnë qeveri të unitetit kombëtar.

"Aksioni përfundimtar është që të përforcohet uniteti në vend. Tani jemi të gjithë të bashkuar", thotë ai.

Ai shtoi se numër i madh i palestinezëve të armatosur ende janë në vend dhe i akuzoi se "kanë vrarë fëmijë të cilëve paraprakisht në duar u janë vendosur pranga".

Netanjahu paralajmëroi se sulmet kundër Hamasit në Gazë "sapo kanë fillluar".

"Një gjë që është më me rëndësi, është të mbetemi të qetë. E di se të gjithë dëshirojmë rezultate pikërisht këtu, pikërisht tani, por do të nevojitet kohë. Ju premtoj, bashkëqytetarë, në fund të luftës armiqtë tanë do të dinë se gabim i tmerrshëm është të sulmohet Izraeli", thotë ai.

Ai thotë se çdo vend ku vepron Hamasi, do të shndërrohet në gërmadha.

"Kjo tashmë po ndodh dhe do të vazhdojë të ndodh", tha ai.

Netanjahu porositi se SHBA-ja e përkrah Izraelin në "çdo mënyrë" dhe se "armiqtë e Izraelit kuptojnë se çka do të thotë kjo".

"Atë që do ta bëjmë gjatë ditëve të ardhshme, do të jehojë me gjenerata", shtoi ai. bsh/

Foto: Jutjub printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR