• e shtunë, 27 korrik 2024

Netanjahu refuzon thirrjet për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Netanjahu refuzon thirrjet për t'i dhënë fund luftës në Gaza

Tel Aviv, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë sot thirrjet ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Gaza, duke i përshkruar ato si të papajtueshme me mbështetjen e qëllimit ushtarak për eliminimin e Hamasit.

Në një takim të kabinetit të tij ushtarak, Netanjahu tha se u tha liderëve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera: "Ju nuk mund të mbështesni eliminimin e Hamasit nga njëra anë dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t'i dhënë fund luftës, e cila do të parandalonte eliminimin e Hamasit".

Kryeministri izraelit tha dje se vlerëson veton e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të KB-së që bllokoi një kërkesë për armëpushim në luftën kundër Hamasit në Gaza.

Ai tha se Izraeli do të vazhdojë luftën "për të eliminuar Hamasin dhe për të arritur objektivat e tjera ushtarake që kemi vendosur".

Izraeli mbrëmë vonë urdhëroi banorët të largoheshin nga qendra e qytetit jugor të Gazës, Kan Junis dhe vazhdoi sulmet e tij në të gjithë territorin palestinez.

Pas rënies së armëpushimit javën e kaluar, Izraeli zgjeroi ofensivën e tij tokësore në Rripin jugor të Gazës. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR