• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu premton "fitore" edhe krahas "humbjeve të dhimbshme" në Gaza

Netanjahu premton

Tel Aviv, 1 nëntor 2023 (MIA)- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot premtoj se do të vazhdojë luftën kundër Hamasit, pavarësisht "humbjeve të dhimbshme" në luftimet tokësore në Rripin e Gazës.

Kemi shumë arritje të rëndësishme, por edhe humbje të dhimbshme, tha Netanjahu në një fjalimin televiziv pasi armata konfirmoi se së paku 12 ushtarë kanë humbur jetën në konfliktin e ditës së djeshme. "Ne jemi në një luftë të vështirë. Kjo do jetë një luftë e gjatë", potencoi ai. 

E dimë se secili prej ushtarëve tanë është një botë e tërë. I gjithë populli izraelit ju përqafon ju familjet e të rënëve, nga thellësia e zemrave tona. Ne jemi të gjithë me ju në kohën tuaj të pikëllimit të madh, tha Netanjahu duke u shprehur ngushëllime të afërmve të ushtarëve të rënë. 

"Ushtarët tanë janë të përfshirë në një luftë të padrejtë, luftë për shtëpinë tonë", tha Netanjahu. Ju premtoj qytetarëve të Izraelit: do ta përfundojmë këtë punë. Do të vazhdojmë deri në fitore", tha kryeministri i Izraelit. si/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR