• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu pohon se rreth gjysma nga njëqind pengjet në Gazë janë akoma gjallë

Netanjahu pohon se rreth gjysma nga njëqind pengjet në Gazë janë akoma gjallë

Jerusalem, 23 shtator 2024 (MIA) - Rreth gjysma nga gjithsej edhe 100 pengjet që po mbahen në Rripin e Gazës nga viti i kaluar, akoma janë gjallë, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, transmetuan mediumet izraelite.

Netanjahu foli për temën e pengjeve gjatë takimit të komiteteve parlamentare për punë të jashtme dhe për siguri në Jerusalem, lajmërojnë mediumet.

Konfirmim zyrtar për deklaraëtn e tij nuk ka, sepse ishte në mbledhje të hapur.

Terroristët e Hamasit vranë mbi 1.200 njerëz në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor dhe morën 250 pengje, që e shkaktoi liftën e cila ende po zgjatë.

Gjatë ndërprerjes së zjarrit në nëntor, Hamasi liroi 105 pengje. Si kundërpërgjigje, Izraeli liroi 240 të burgosur palestinezë.

Bisedimet me ndërmjetësim për ndërprerje të zjarrit në Gazë dhe lirimi i disa pengjeve që atëherë janë të pasuksesshme.

Armata izraelite liroi disa pengje, përderisa disa u gjetën të vdekur.

Ekspertët dhe vëzhguesit tashmë një kohë të caktuar besojnë se shumë nga pengjet të cilat ende ndodhen në Rripin e Gazës, tashmë nuk janë gjallë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR