• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu po rimëkëmbet nga helmimi me ushqim, bëri të ditur kabineti i tij

Netanjahu po rimëkëmbet nga helmimi me ushqim, bëri të ditur kabineti i tij

 Tel Aviv, 20 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po rimëkëmbet pas helmimit me ushqim, bëri të ditur sot kabineti i tij, duke shtuar se ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij nga shtëpia për tre ditët e ardhshme.

 Kryeministri 75-vjeçar u ndje keq mbrëmë dhe mjekët e diagnostikuan me inflamacion të zorrëve dhe dehidratim.

 Në komunikatëne e kabinetit të tij theksohet se tij i ishte dhënë një infuzion.

"Në përputhje me udhëzimet e mjekëve, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe prej andej do të kryejë punët shtetërore", bëri të ditur kabineti.

 Netanjahut në vitin 2023  iu vendos një stimulues kardiak, ndërsa në dhjetor iu hoq prostata për shkak të një infeksioni të traktit urinar.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR