• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu paralajmëron se i prolongon reformat gjyqësore me qëllim të arrihet konsensus i gjerë

Netanjahu paralajmëron se i prolongon reformat gjyqësore me qëllim të arrihet konsensus i gjerë

Jerusalem, 27 mars 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sonte deklaroi se do ta shtyjë reformën gjyqësore deri në mbledhjen e ardhshme parlamentare.

“I shtyrë nga dëshira për të parandaluar ndarjen e kombit, kam vendosur të prolongoj leximin e dytë dhe të tretë (të propozim- ligjit) në mënyrë që të arrihet konsensus i gjerë”, tha Netanjahu në një fjalimin televiziv.

Fjalimit të Netanjahut i parapriu një nga protestat më të mëdha në rrugë në historinë e shtetit hebre. 

QËNDRONI TË LIDHUR