• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Netanjahu për Hezbollahun: Nuk presim kërcënim, i marrim masat paraprakisht

Netanjahu për Hezbollahun: Nuk presim kërcënim, i marrim masat paraprakisht

Tel Aviv, 23 shtator 2024 (MIA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli përballet me “ditë të komplikuara” derisa e rrit intensitetin e sulmeve ndaj Hezbollahut në Libanin jugor dhe bëri thirrje për unitet mes izraelitëve derisa zgjat fushata. 

“IDF reagon në mënyrë parandaluese për kërcënimet në vend që të pres përgjigje për sulmet”, tha Netanjahu derisa mbante konsultime të sigurisë pas sulmeve të Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban dhe bëri thirrje për evakuim të civilëve në Libanin jugor.

“Për ata që ende nuk kuptojnë, dua ta sqaroj politikën e Izraelit – ne nuk presim kërcënim. Ne marrim masa paraprakisht, kudo, në çdo kohë”, tha ai në takim me ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant, në çdo kohë, tha ai në takim me ministrin e Mbrojtjes, Joav Galant dhe shefin e Shtatmadhorisë së IDF-së, Herci Halevi.

“I eliminojmë funksionarët e lartë, terroristët, shkatërrojmë projektilë – dhe duart tona janë shtrirë”, shtoi ai. “Kush do të bëjë përpjekje të na sulmojë, ne do t’ia kthejmë edhe më fuqishëm”, tha Netanjahu. 

“Premtova se do ta ndryshojmë bilancin e sigurisë dhe bilancin e fuqisë në veri – dhe pikërisht këtë e bëjmë. Ne shkatërrojmë mijëra raketa dhe predha të drejtuara drejt qytetarëve dhe qyteteve izraelite”, vazhdoi Netanhjahu.

Ai kishte edhe porosi për qytetarët izraelitë: “Përballemi me ditë të komplikuara. Ju lutem, qytetarë të Izraelit, për dy gjëra: së pari, t’i ndiqni direktivat e komandës së frontit vendor, sepse ata shpëtojnë jetë: dhe e dyta, të jemi të bashkuar me vendosmëri, përgjegjësi dhe gjithsesi “durim”. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR