• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Ofensiva e re në Gazë do të jetë e ashpër dhe afatgjatë

Netanjahu: Ofensiva e re në Gazë do të jetë e ashpër dhe afatgjatë

Tel Aviv, 5 maj 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se ofensiva e re në Gazë do të ishte operacion intensiv ushtarak me qëllim që të mposhtet Hamasi.

"Popullata do të zhvendoset për shkak të mbrojtjes së saj", tha Netanjahu në video të publikuar në rrjetin social Iks.

Ai shtoi se ushtarët izraelitë nuk do të hyjnë në Gazë vetëm për të kryer aksione dhe më pas të tërhiqen.

"Qëllimi është pikëlrisht i kundërt”, tha ai, duke aluduar në një plan për një prani afatgjate ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Më herët sot, dy persona zyrtarë izraelitë deklaruan se kabineti i sigurisë ka miratuar plan për të ndërmarrë tërë Rripin e Gazës dhe për të mbajtur kontrollin për një kohë të pacaktuar. Këta persona zyrtarë thanë se plani do të përfshinte zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve në Gazën jugore.

Ndërkohë, një funksionar i lartë mbrojtës izraelit ka propozuar një "dritare të mundësive" për një marrëveshje për pengjet e Gazës gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në rajon javën e ardhshme, që e rrit mundësinë për një armëpushim të përkohshëm.

Megjithatë, ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç, insistoi që Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza edhe nëse arrihet marrëveshje për pengjet, duke u kërkuar izraelitëve të pranojnë termin "pushtim".

"Më në fund do të pushtojmë Rripin e Gazës. Do të ndalojmë së frikësuari nga fjala 'pushtim'", deklaroi Smotriç për Kanalin 12.

Grupi izraelit, Forumi i familjeve të pengjeve dhe personave të zhdukur, e dënoi planin, duke thënë se ai do të "sakrifikonte" pengjët e mbajtur në Gazë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR