Netanjahu: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të Jordanisë
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se shteti palestinez "nuk do të ndodhë" dhe se ato vende që e kanë njohur i japin "një shpërblim të madh terrorizmit".
- Post By Sara Ademi
- 08:45, 22 shtator, 2025
Tel Aviv, 2 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë deklaroi se shteti palestinez "nuk do të ndodhë" dhe se ato vende që e kanë njohur i japin "një shpërblim të madh terrorizmit".
"Kam një mesazh të qartë për ata liderë të cilët e njohin shtetin palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit - ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit", tha Netanjahu në një video deklaratë.
Ai theksoi se përgjigjja e Izraelit në njohjet e reja të Palestinez do të vjen pasi të kthehet nga SHBA javën e ardhshme dhe shtoi se një shtet palestinez nuk do të krijohet në perëndim të lumit Jordan, raportoi "Tajms of Izrael".
"Përgjigjja ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemrën e vendit tonë do të jepet pas kthimit tim nga SHBA. Prisni, theksoi Netanjahu.
Kryeministri izraelit tha se nën udhëheqësinë e tij Izraeli ka dyfishuar numrin e vendbanimeve hebraike në Judeja dhe Samaria, siç e quan Tel Avivi, Bregu Perëndimor i pushtuar, dhe shtoi se do të vazhdojë në këtë rrugë.
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia, ndërsa më vonë edhe Portugalia, mbrëmë zyrtarisht njohën shtetin e Palestinës.
Palestina aktualisht është e njohur nga rreth 75 për qind e 193 vende anëtare të KB-së, por nuk ka kufij të dakorduar ndërkombëtarisht, kryeqytet ose armatë.
Nga nëntori i vitit 2012, ajo ka statusin e shtetit vëzhgues, e cila nuk është anëtare e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së për sot është caktuar një konferencën ndërkombëtare në nivel të lartë për zgjidhjen e qetë të çështjes palestineze dhe zbatimin e vendimit për dy shtete, ndërsa në të pritet edhe vendet tjera perëndimore, si Franca, Belgjika dhe Zelanda e Re ta njohin pavarësinë e Paletinës. sa/
foto: MIA arkivi