• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Nuk do të ketë shtet palestinez

Netanjahu: Nuk do të ketë shtet palestinez

 Jerusalem, 12 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se "nuk do të ketë shtet palestinez" në ceremoninë e nënshkrimit të një projekti të rëndësishëm për ndërtimin e mëtejshëm të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, raportojnë mediat perëndimore.

"Do ta mbajmë premtimin tonë: nuk do të ketë shtet palestinez, ai vend na takon neve", tha Netanjahu gjatë një vizite në vendbanimin Maale Adumim në Bregun Perëndimor. 

"o ta ruajmë trashëgiminë tonë, tokën tonë dhe sigurinë tonë (...) Do ta dyfishojmë numrin e banorëve të në qytet", shtoi kryeministri izraelit. 

 Muajin e kaluar, Izraeli miratoi një projekt kyç për ndërtimin e 3.400 njësive të banimit në Bregun Perëndimor, të cilin KB-ja dhe disa liderë të huaj e dënuan si përgjysmim të territorit të një shteti të mundshëm palestinez në të ardhmen dhe rrezikim të mundësisë së një zgjidhjeje me dy shtete.

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotriç, bëri thirrje për përshpejtimin e implementimit të tij dhe aneksimin e Bregut Perëndimor, si përgjigje të paralajmërimeve nga disa vende për qëllimin e tyre për të njohur shtetin e Palestinës. 

 Presidenti francez Emanuel Makroni në korrik  njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në fund të shtatorit. Disa vende kanë thënë që atëherë se do të bëjnë të njëjtën, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Belgjikën.

Në dritën e luftës së Izraelit në Gazë, shteti palestinez është njohur, ndër të tjera, nga Irlanda, Norvegjia, Spanja dhe Sllovenia. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR