• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Netanjahu: Nuk do të arrijmë t'i shpëtojmë pengjet pa presion ushtarak

Netanjahu: Nuk do të arrijmë t'i shpëtojmë pengjet pa presion ushtarak

Jerusalem, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli nuk do të mund t'i lirojë pengjet e tjera në Gazë pa presion ushtarak.

"Deri më tani nuk arritëm të lirojmë më shumë se 100 pengje pa presion ushtarak. Dhe nuk do të mundemi t'i lirojmë të gjitha pengjet pa preson ushtarak", deklaroi netanjahu para parlamentit izraelit.

Marrëveshja, të cilën e arritën SHBA-ja, Katari dhe Egjipti në fund të nëntorit, mundësoi lirimin e mbi 100 pengjeve nga gjithsej 240 të cilët u zunë në Gazë nga sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor.

"Presion ushtarak, presion operativ dhe presion politik... Do të thotë, ka një gjë që nuk do ta bëjmë - nuk do të ndalemi së luftuari", tha Netanjahu.

Në sallë ishin të ulur familjarë të pengjeve. Ata mbanin plaketa të famiëjarëve të tyre prapa xhamit dhe kohë pas kohe e ndëprenin kryeministrin izraelit.

"Tani! Tani! Tani!", brohoritnin anëtarët e familjeve.

Hamasi dhe aleati i tij, Xhihadi islamik sot e hodhën poshtë propozimin e Egjiptit për të hequr dorë nga kontrolli ndaj Rripit të Gazës në kë,bim të ndërprerjes së përhershme të zjarrit", lajmëruan dy burime egjiptiane të sigurisë.

Forcat izraelite gabimisht vranë tre pengje izraelite në Gazë paraprakisht këtë muaj. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR