• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu mohon se është dakorduar me planin e Trampit për përfundim të luftës në Gazë

Netanjahu mohon se është dakorduar me planin e Trampit për përfundim të luftës në Gazë

Tel-Aviv, 27 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, benjamin Netanjahu i mohoi ashpër rezultatet që u paraqitën në mediume, sipastë cilave ai është dakorduar me planin politik të presdientit amerikan, Donald Tramp, që do të prëfshinte prëfundimin e luftës në Gazë, zgjerimin e Marrëveshjes së Abrahamit dhe obligimin që Izraeli ta mbështesë themelimin e shtetit palestinez.

"Biseda e përshkruar në shkrimin e gazetës 'Izrael Hajom' nuk u mbajt. Izraelit nuk iu prezantua propozimi politik që është përshkruar në shkrim dhe dukshëm nuk është dakorduar me të", ceket në kumtesën nga kabineti i Netanjahut, transmetuar nga "Tajms of Izrael".

Kjo marrëveshje vjen pas raportit të gazetës "Izrael Hajom", e cila të martën kumtoi se gjatë bisedës telefonike mes Tramoit dhe Netanjahut, presidenti amerikan e ka paraqitur planin e tij për përfundim të luftës në Gazë. Plani thuhet se përfshin zgjerim të Marrëveshjes së Abrahamit të vendeve të reja dhe obligimin që Izraeli ta mbështesë shtetin e ardhshëm palestinez.

Sipas burimeve të afërta me bisedimet, dy liderët thihet se janë dakorduar gjatë bisedimeve ta ndërprejnë konfliktin në Gazë në afat prej dy javëve, duke kërkuar që Izraeli ta ndalë ofenzivën ushtarake, ndërsa Hamasi t'i lirojë 50 pengjet e mbetura.

Megjithatë, kryeministri Netanjahu i mohoi këto thënie, duke cekur se nuk është arritur marrëveshje konkrete politike, as ndërkaq nuk i është prezantuar propiozimi sipas të cilit Izraeli do të obligohet të mbështesë shtetin palestinez. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR