• e shtunë, 06 korrik 2024

Netanjahu: Lufta në Rripin e Gazës nuk është as afër fundit dhe do të zgjasë shumë

Netanjahu: Lufta në Rripin e Gazës nuk është as afër fundit dhe do të zgjasë shumë

Jerusalem, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se lufta në Rripin e Gazës, "nuk është as afër fundit" dhe se "do të zgjasë shumë".

Netanjahu i hodhi poshtë si "spekulime të rreme mediatike se qeveria e tij mund të ndalojë luftën kundër Hamasit islamik”.

"Nuk ndalojmë. Vazhdojmë të luftojmë edhe ditëve të ardhshme do t'i forcojmë luftimet. Por, lufta do të zgjasë shumë dhe nuk është as afër fundit", tha Netanjahu duke iu drejtuar deputetëve të partisë së tij Likud në Kneset.

Kryeministri izraelit njoftoi se Izraeli do ta zgjerojë ofensivën e saj tokësore në Rripin e Gazës në ditët në vijim, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet.

Netanjahu këtë e deklaroi pas kthimit të tij nga vizita tek ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës, menjëherë pasi Egjipti paraqiti një propozim ambicioz për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR