• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Netanjahu: Lufta mund të përfundojë që nesër nëse Hamasi e dorëzon armën dhe i kthen pengjët

Netanjahu: Lufta mund të përfundojë që nesër nëse Hamasi e dorëzon armën dhe i kthen pengjët

Tel Aviv, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në deklaratë në gjuhën angleze e ka quajtur vrasjen e lideri të Hamasit, Jahja Sinvar "fillim të fundit" të luftës në Gazë.

"Kam një porosi të thjeshtë deri te banorët e Gazës - kjo luftë mund të përfundojë që nesër. Mund të përfundojë nëse Hamasi e dorëzon armën dhe i kthen pengjët tanë. Izraeli do ta garantojë sigurinë e të gjithë atyre, të cilët do t'i kthejnë pengjët. Nëse dikush i dëmton pengjët, Izraeli do t'i ndjek dhe do t'i dërgojë para drejtësisë", tha Netanjahu.

Kryeministri izraelit shtoi se "boshti i terrorit, i ndërtuar nga Irani, po rënohet para syve tanë".

"Sundimi i terrorit, të cilin e ka imponuar regjimi iranian ndaj popullit të vet dhe popujve në Irak, Siri, Liban dhe Jemen do të përfundojë", tha Netanjahu. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR