Netanjahu konfirmoi udhëtimin në Uashington
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot konfirmoi se pret të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme në takime me presidentin amerikan Donald Tramp dhe zyrtarë të tjerë.
- Post By Sara Ademi
- 13:39, 1 korrik, 2025
Tel Aviv, 1 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot konfirmoi se pret të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme në takime me presidentin amerikan Donald Tramp dhe zyrtarë të tjerë.
Sipas kabinetit të tij, Netanjahu në fillim të takimit të kabinetit, njoftoi se do të takohet me Trampin, nënpresidentin Xhej Di Vens, sekretarin shtetëror Marko Rubio, sekretarin e mbrojtjes Pit Hegset dhe përfaqësuesin special të SHBA-së Stiv Vitkof.
Netanjahu nuk sqaroi për qëllimin e bisedave me aleatin më të rëndësishëm të Izraelit.
Megjithatë, pas armëpushimit nga 24 qershori, me të cilin përfundoi lufta 12-të ditëshe mes Izraelit dhe Iranit, Trampi tani bën përpjekje për armëpushim 20-të muajsh të luftërave mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Trampi të premten tha se beson se është e mundur marrëveshja për armëpushim në Gaza "gjatë javës së ardhshme".
Mediat izraelite tashmë njoftuan për udhëtimin e planfikuar të Netanjahut, duke iu referuar burimeve anonime. sa/
foto: EPA