• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Kjo është një ditë që do të shkruhet në histori

Netanjahu: Kjo është një ditë që do të shkruhet në histori

Tel Aviv, 13 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot mbajti fjalim në Kneset, para se presidenti amerikan Donald Tramp tu drejtohet deputetëve.

Netanjahu tha se "kjo është një ditë që do të shkruhet në histori", dhe Trampi do të "shkruhet në historinë e popullit tonë dhe të botës".

"Sa gjatë e pritëm këtë moment, dhe dua personalisht të të falënderoj në emër të gjithë popullit", i tha Netanjahu presidentit amerikan Tramp.

Kryeministri izraelit pastaj falënderoi SHBA-në për mbështetjen që ia japin Izraelit për vite të tëra, si dhe për, siç tha, "vendimet e guximshme", të marra gjatë konfliktit 12-të ditësh me Iranin paraprakisht këtë verë.

SHBA në qershor sulmoi tre lokacione bërthamore iraniane.

"Donald Trampi është miku më i madh që Izraeli e ka pasur ndonjëher në Shtëpinë e Bardhë", tha Netanjahu, pastaj në sallë u dëgjuan brohoritje "Tramp".

Netanjahu e përshkroi propozimin paqësor të Trampit si "një hap kyç" drejt paqes, duke shtuar: "Unë jam i përkushtuar për këtë paqe, ti je i përkushtuar për këtë paqe, dhe së bashku do ta arrijmë". sa/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR