• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Kam dhënë udhëzime për negociata për lirimin e të gjithë pengjeve tona

Netanjahu: Kam dhënë udhëzime për negociata për lirimin e të gjithë pengjeve tona

Jerusalem, 21 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha sonte se kishte dhënë "udhëzime për të filluar menjëherë negociatat që synojnë lirimin e të gjithë" pengjeve izraelite në Gaza.

Ai tregoi se kjo ishte një përgjigje ndaj një propozimi të ri për armëpushim të paraqitur nga ndërmjetësuesit.

"Kam dhënë udhëzime për të filluar menjëherë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe për t'i dhënë fund luftës me kushte të pranueshme për Izraelin", tha Netanjahu.

Ai shtoi gjithashtu se po përgatitej të "mbështeste" planet e ushtrisë izraelite për të pushtuar qytetin e Gazës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR