• e diel, 30 qershor 2024

Netanjahu: Izraeli zhvillon luftë të " civilizimit kundër barbarizmit"

Netanjahu: Izraeli zhvillon luftë të

Tel-Aviv, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli jo vetëm që zhvillon luftë të sajën kundër grupit të Hamasit, por kjo është edhe "betejë civilizuese kundër barbarizmit".

"Nëse qytetërimi nuk mbizotëron, do të mbizotërojë barbarizmi dhe kjo është betejë edhe e juaj", tha Netanjahu gjatë takimit me kryeministrin bullgar Nikollai Denkov në Jerusalem.

Netanjahu e quajti Hamasin "armikun më të egër që kemi parë që nga Holokausti"

Denkov u pajtua se është e nevojshme "të zhduket Hamasi", por bëri thirrje për lirimin e pengjeve dhe praninë e Kryqit të Kuq në Gaza.

Ai theksoi se bota është "e shqetësuar për atë që po ndodh në Gaza" dhe se është e rëndësishme të sigurohet ndihma humanitare.ss/mb/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR